Dejvid Kapllani është një nga sulmuesit më të talentuar të Teutës, në ekipet zinxhire U-19. Futbolli një traditë familjare, i biri i portieri të njohur Xhevahir Kapllani, nuk ndalet as në këto ditë izolimi. Edhe pse s’ka nisur ende të marrë minuta në ekipin e parë, Dejvid kërkon të ruajë formën dhe të jetë gati sapo të ndizet drita jeshile për startin e kampionatit.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, 18-vjeçari shihet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” ku stërvitet me topin. Madje s’ngurron të realizojë edhe një “perlë” nga një distancë e konsiderueshme. Me këmbë arrin ta çojë topin brenda koshit. Faza ofensive e ekipit të Teutës duket e artë. Tashmë koha do ta tregojë.