Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Selahi shpërblehet për supergolin, mesfushori i Kombëtares mes më të mirëve në Kroaci

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Selahi shpërblehet për supergolin, mesfushori i Kombëtares

Lindon Selahi u shfaq protagonist këtë fundjavë në Kroaci, në ndeshjen që ekipi i tij Rijeka fitoi në transfertë 3-0 përballë Rudes. Selahi ishte autori i golit të 3-të për të tijët.

Pas një topi të kthyer nga një goditje këndi, Selahi gjuajti nga hyrja e zonës, duke realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 63’ të sfidës. Me këtë gol, mesfushori i Kombëtares shqiptare vulosi fitoren e ekipit të tij.

Gjithashtu, kjo rrjetë e tundur nga 25-vjeçari është shpërblyer. Mesfushori kuqezi është bërë pjesë e formacionit të javës në elitën e futbollit kroat, ku me notën 7.5 radhitet mes më të mirëve.

Goli i Selahit. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga