
Futbolli shqiptar i femrave ka pësuar zhvillim vitet e fundit në rang kombëtar. Edhe në Kosovë, janë të shumta talentet femra, të cilat kanë bërë performanca mjaft të mira me klubet e tyre.
Jehona Shala është një nga talentet e reja që po zhvillohet. Vetëm 16 vjeç, Jehona njihet në Prizren, për ngjashmërinë që ajo ka me Ronaldinjon, jo vetëm në fushë, por edhe fizikisht.
Shala është pjesë e ekipit U-16 të Lirisë së Prizrenit dhe gjithashtu e Kombëtares U-19 të Kosovës.
Ajo synon që të luajë jashtë shtetit, ndërsa ka mundësi reale, teksa talenti nuk i mungon.
Për më shumë ndiqni videon:
Poll