Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Romë “speciale”, italianët i tregojnë “dhëmbët” Tottenhamit të Contes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Romë “speciale”, italianët i tregojnë

Roma ka fituar 1-0 kundër Tottenham, ndeshje e vlefshme si miqësore. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho i ka treguar forcën Antonio Contes në këtë sfidë që kishte nisur prej orës 20:15.

Ka mjaftuar goli i Ibanez që italianët të triumfojnë në testin e radhës para nisjes së sezonit të ri futbollistik. Në minutën e 29-të, ai shfrytëzon më së miri asistin e Paulo Dybalas. Argjentinasi kroson bukur nga këndorja dhe Ibanez shënjestron bukur me kokë duke ndëshkuar anglezët.

Duhet thënë që Dybala zhvilloi një ndeshje të mirë, ku nuk munguan as mundësitë për të shënuar. Megjithatë besimin e Mourinhos e shpërbleu sot me asistin e dhënë për shokun e skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga