Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi me hapa konkretë për një mesfushor të ri, zikaltërit përfshijnë në marrëveshje edhe Kristjan Asllanin

Shkruar nga NEWSPORT
Interi me hapa konkretë për një mesfushor të ri,
Kristjan Asllani

Interi është në kërkim të një mesfushori të ri. Kjo lëvizje dhe dëshirë e italianëve prek edhe Kristjan Asllanin.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla bëhet me dije se Interi ka bërë hapa konkret për Nicolo Rovella. Ky i fundit luan te Lazio, ndërsa pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe stafi i zikaltërve.

Interi me hapa konkretë për një mesfushor të ri,
Nicolo Rovella

Oferta prej 35 milionë euro e bërë për Lazion përfshin edhe Kristjan Asllanin. Ky i fundit mund të kalojë te Lazio në formë huazimi me mundësi blerje të kartonit të tij në fund të seznit.

Ndërkohë mësohet se Lazio fillimisht e ka refuzuar një propozim të tillë, ndërkohë Interi vazhdon të tentojë për këtë lëvizje. Te Lazio për të lënë të lirë Rovella kërkojnë minimalisht 50 milionë euro, kjo pasi 23-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga