Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nga Lille në Serie A, sulmuesi gati të firmosë me “gjigantët” italianë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Lille në Serie A, sulmuesi gati të firmosë me
Jonathan David dhe Edon Zhegrova

Jonathan David pritet të jetë futbollisti më i ri i ekipit të Juventusit. Pasi mbylli aventurën e tij në Francë me Lille dhe doli lojtar i lirë në treg, sulmuesi 25-vjeçar është shumë pranë kalimit te Juventus.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, deri më tani gjithçka po shkon sipas planeve. Ndërkohë që vizitat mjekësore janë caktuar menjëherë sapo të plotësohen të gjitha dokumentet e transferimit.

Në sezoni që lamë pas, kanadezi bëri mjaft mirë. Në 49 ndeshje që mori pjesë me Lille, Jonathan David ia doli që të shënonte plot 25 gola dhe të asistonte në 12 të tjerë, duke qenë një pikë kyçe për ekipin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga