
Alessandro Florenzi & Fikayo Tomori - Igli Tare
Alessandro Florenzi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Milanit. Pas 4 vitesh aventurë me kuqezinjtë, mbrojtësi italian dhe klubi kuqezi kanë vendosur të ndërpresin këtu “udhëtimin” e përbashkët.
Kontrata e Florenzit përfundoi pikërisht sot dhe klubi i Milanit bashkë me drejtorin Igli Tare nuk e kishin në plan rinovimin. Tashmë, 34-vjeçari është një lojtar i lirë në merkato dhe po kërkon një “shtëpi” të re.
Alessandro Florenzi ka mbajtur veshur fanellën e Milanit në 77 ndeshje. Mbrojtësi i krahut të djathtë ia doli që të shënonte 3 gola dhe të asisonte në 7 të tjerë.
Poll