
Ardian Ismajli
Ditën e sotme, Ardian Ismajli konfirmoi zyrtarisht largimin e tij nga Empoli. Pas katër sezonesh në skuadrën toskane, mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të vazhdojë karrierën sërish në Serie A.
Siç raportojnë mediat italiane, Ismajli nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Torinos. Mbrojtësi kuqezi pritet të përfitojoë 840 mijë euro në sezon dhe do të firmosë një kontratë deri në qershorin e vitit 2028.
Ndërsa me Empolin, paga e Ismajlit ishte 700 mijë euro në sezon. Tashmë pritet vetëm të bëhet zyrtarizimi i lëvizjes së mbrojtësit shqiptar në skuadrën torineze.
Poll