Federico Bernardeschi - Cristiano Ronaldo - Joao Cancelo
Federico Bernardeschi aktualisht është një futbollist i lirë në treg. Italiani ka mbyllur aventurën e tij me Toronto.
Ish-i i Juves largohet pas 3 sezonesh dhe në mediat italiane ka nisur të flitet për një rikthim në Itali. Saktësisht është skuadra e Bolognas që kërkon shërbimet e 31-vjeçarit dhe tenton ta rikthejë në Itali.
Palët janë në bisedime të avancuar dhe duken shumë afër marrëveshjes për sezonin e ri. Gjithçka po bëhet gati për një rikthim të tij në Itali, ku në Serie A përveç Juves ka luajtur me Fiorentinën dhe Crotonen.
View this post on Instagram
Poll