
Ardian Ismajli me fanellën e Empolit
Ardian Ismajli është në qendër të merkatos, teksa preferohet nga disa ekipe kryesisht në Itali. Empoli fatkeqësisht ka rënë nga Serie A dhe paraqitjet e shqiptarit me toskanët e kanë vënë në qendër të vëmendjes.
Lideri i prapavijës nuk ka preferuar të rinovojë me Empolin dhe në këto kushte është një futbollist i lirë në treg. 28-vjeçari pëlqehet shumë nga Torino.
Torinezët synojnë transferimin e tij për të “blinduar” mbrojtjen për sezonin e ri. Ismajli përqehet shumë nga drejtuesit dhe stafi i Torinos dhe sipas “Tuttosport” bëhet me dije se bisedimet pritet të nisin në ditët në vazhdim. Ndërkohë interes për të ka edhe nga Parma, Bologna dhe Verona.
Poll