
Roma arriti të fitonte minimalisht 1-0 përballë Bolognas në shtëpi me ekipin e Murinhos që iu fal një goli të Pellegrinit me penallti në minutën e gjashtë. Këto tre pikë e afrojnë ekipin me zonën Champions teksa renditen në vendin e gjashtë me 30 pikë, aq sa Interi që luan në darkë me Napolin dhe Lazion e vendit të katërt.
Këta të fundit zhgënjyën përballë Lecces teksa u mposhtën me përmbysje 2-1. Goli i Imobbiles në pjesën e parë u zhvlerësua në të dytën dhe lazialët humbasin kështu dy pikë të rëndësishme. Mbrojtësit shqiptar, Kumbulla e Hysaj e panë për 90 minuta ndeshjen nga stoli dhe situata e tyre nuk është aspak e mirë, minutat mungojnë.
Përmbledhja e ndeshjes Roma - Bologna:
Përmbledhja e ndeshjes Lecce - Lazio: