Alen Sherri dhe Bruno Puja janë dy portierët e Egnatias në Superiore. I pari ka besimin e plotë të trajneri Shpëtim Duro dhe është titullar absolut në katërkëndëshin e rrogozhinasve. Puja nga ana tjetër ishte zbulimi i Egnatias në sezonin e vjetshëm ku u ngjitën në elitë.
Ditën e sotme, Puja feston ditëlindjen numër 23 dhe rivali i tij në ekip e ka uruar me një foto të ndarë në rrjete sociale me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen koleg”. Dy gardianët e talentuar ruajnë një marrëdhënie të shkëlqyer jashtë fushe dhe sëbashku me lojtarin tjetër të Egnatias, Donald Mëllugja janë dëfryer në një festë duke kënduar krah njëri-tjetrit.
Poll