Drita 1 – 3 Prishtina (Rexha 8′ / Zyba 3′, Krasniqi 22′ (p), Shillova 93′)
NDESHJA/ Prishtina ka mundur 3-1 Dritën në Superkupën e Kosovës. Bardhekaltërit kanë shënuar 3 gola, teksa kanë bërë paraqitje më të mirë në 90 minuta. Prej kushteve të pandemisë, dueli u shty disa muaj ndërsa u zhvillua në Antalia, pasi dy skuadrat ishin në fazë përgatitore në Turqi.
Zyba në minutën e tretë ka hapur sfidën, teksa pas pesë minutash Krasniqi ka barazuar shifrat. Do duhej panalltia e kthyer në gol nga Krasniqi që prIshtinasit të merrnin avantazhin.
Disa raste të shpërdoruara në pjesën e dytë për dy skuadrat, teksa në fund kishte vend edhe për Shillovën që të vuloste shifrat. Drita vinte si kampione në fuqi e Kosovës, ndërsa Prishtina si fituese e Kupës.
Superkupa e Kosovës – 12:00
Stadiumi: Mardan, Antalia, Turqi
Gjyqtar: Kadir Bidken, TUR
Formacionet zyrtare:
Drita: Rexhepi, Limani, Gërbeshi, Arago, Blakcori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha Trajner: Ardian Nuhiu
Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu Trajner: Zekerija Ramadani
Komenti minutë pas minute:
90+5′ Mbyllet 1-3 ndeshja.
90+3′ GOOL! Alban Shillova çon shifrat në 1-3.
90′ Pesë minuta shtesë.
80′ E pabesueshme, Alidema për Dritën dhe më pas Krasniqi te Prishtina humbasin dy raste ideale.
60′ Raste nga dy skuadrat, vijon 2-1.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+5′ Mbyllet 1-2 pjesa e parë.
40′ Eglant Haxho lë sfidën i dëmtuar, te Prishtina hyn portieri Nika.
22′ GOOL! Besnik Krasniqi kalon në epërsi sërish Prishtinën nga pika e bardhë. Ndërhyrja e gabuar e Limanit në zonë, kthehet në gol nga ish-mbrojtësi i Partizanit.
8′ GOOL! Kastriot Rexha barazon shifrat pas 5 minutash.
3′ GOOL! Zyba kalon në avantazh Prishtinën.
1′ Nis në Merdan Stadium ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Drita.