
Cristiano Ronaldo padyshim nuk po kalon momentet më të mira të karrierës së tij. Sulmuesi portugez ishte sonte në fushë në fitoren 3-2 të Manchester United kundër Omonias.
Por, nuk arriti të realizonte asnjë gol në këtë sfidë. Përplasjet e vazhdueshme me stafin teknik kanë ndikuar dhe në formën e tij në fushën e blertë.
Performanca matet me rezultate dhe në javët e fundit, numri i golave të shënuar është 0. Një video e portugezit po qarkullon në rrjetet sociale, teksa me portën e boshatisur nuk di të shënojë.
Edhe pse gjendet fare pranë katërkëndëshit kundërshtar, sfera e goditur nga ai shkon në shtyllë. Siç duket, qëndrimi në stol ka bërë që portugezi të harrojë dhe nuhatjen e golit.
Poll