VLLAZNIA 1-1 ERZENI (Balaj 28' / Qarri *autogol* 68')
Vllaznia dhe Erzeni janë ndarë në “paqe”. Ndeshja e vlefshme për javën e 11-të të Superiores përfundoi në barazim. Rezultati final i sfidës ishte 1-1. Golin për ekipin shkodran e shënoi Bekim Balaj, ndërsa për t’i dhënë barazimin Erzenit, Qarri ishte i pafat dhe dërgoi topin në rrjetën e tij.
Me këtë barazim Vllaznia dhe Erzenin mbeten në kuotë të njejtë pikësh prej 13 të tillash. Shkodranët renditen në vendin e 5-të, ndërsa shijakasit në vendin e 6-të.
Abissnet Superiore: Java e 11-të
Stadiumi: Loro Boriçi
Arbitër: Dorjan Maletaj
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Sala, Dragoshi, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Dodaj, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
ERZENI: Hasanbelli, Sadiki, Atanda, Peposhi. Alba, Migone, Meçja, Maliqi, Kahrimanoviç, Zeka, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon në barazim 1-1, ndeshja mes Vllaznisë dhe Erzenit
68' GOOOOOL! Erzeni barazon shifrat
66' Erzeni pranë golit të barazimit me Mihanën
56' Dodev në kërkim të golit të dytë për Vllazninë, por goditja është e dobët
46' Vendasit në avantazh, starton pjesa e dytë e ndeshjes Vllaznia - Erzeni
45+2 Përfundon pjesa e parë. Vendos goli i Bekim Balaj. Vllaznia 1-0 Erzeni
28' GOOOOOL! Bekim Balaj kalon Vllazninë në avantazh me anë të një 11-metërshi
19' Zeka kërkon të dalë përpara me shpejtësi, por Sala ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe e ndal. Kryesori akordon faull në favor të Erzenit.
17' Mala tenton golin nga jashtë zone, por goditja është shumë e lehtë.
1’ Starton sfida në “Loro Boriçi”.