Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Video/ Protesta, kartona dhe ofendime për gjyqtarin, ja çfarë rrezikojnë tek Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Protesta, kartona dhe ofendime për gjyqtarin, ja çfarë

Polemikat me gjyqtarin Enea Jorgji dhe titulli i humbur në Kukës do të sjellin dëme të mëdha tek Skënderbeu. Komisioni i Disiplinës këtë javë do të marrë në shqyrtim relacionin e delegatit të FSHF-së, gjyqtarit Jorgi dhe shënimet e gjyqtarit të katërt gjithashtu. Personazhet që do të marrin dënime për sjelljet antisportive në fushë do të jenë të shumtë.

Hamdi Salihi ka grisur kartonin e kuq të gjyqtarit Enea Jorgji dhe dënimi për të do të jetë i sigurtë. Edhe pse i shpëtoi ndëshkimit në fushë, e sigurtë është se do të dënohet me pamje filmike. Osmani ofendoi gjyqtarin pas 11-metërshit të mohuar dhe për të do të ketë një masë disiplinore.

Drejtori i klubit Ilirjan Përmeti ka hyrë në fushë së bashku me trajnerin Ilir Daja, zëvëndës trajnerin Liçaj, administratorin Takaj duke kaluar kufirin e lejuar të protestës.

Gjergji Muzaka ka goditur me shpullë Shametin dhe nuk është ndëshkuar nga Jorgji në fushë por pamjet filmike do t’a cojnë në komision këtë rast.

Të tjerë pjesëtarë të stafit teknik kanë replikuar me gjyqtarin i cili mësohet të ketë mbajtur shënim gjithçka ka ndodhur dhe raportuar më pas në relacion. Tani në dorë e ka Disiplina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga