Dinamo – Besa ishte një nga sfidat më interesante në javën që lamë pas në Kategorinë e Parë. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Dinamos në stadiumin e Kamzës. Megjithatë, në Kavajë kanë pretendime për një penalltu që iu është mohuar atyre.
Në minutën e 62’ kur rezultati ishte 1-0, një duel mes sulmuesit kavajas Redi Veriu dhe mbrojtësit Alesio Mija rezulton më të parin që rrëzohet brenda zonës por për gjyqtarin nuk ka penallti dhe vazhdon i qetë lojën. Është vetë sulmuesi Veriu i cili publikon në llogarinë e tij në Instagram, videon e këtij rasti të dyshimtë dhe shtron pyetjen: “Penallti, po apo jo?”
Kujtojmë që kjo humbje, zbriti Besën në vendin e tetë jashtë zonës Play-Off dhe nëse penalltia do të ishte e drejtë, rezultati mund të shkonte 1-1 ku një barazim do u interesonte shumë kavajasve.