
Renato Arapi dhe Arbër Çyrbja kanë zgjedhur të dalin nga karantina dhe në këtë ditë të bukur prilli, dy lojtarët e Teutës kanë zbritur në fushën e “Niko Dovanës”. Është qendërmbrojtësi i durrësakve, Arapi i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale teksa kanë improvizuar “Teqball”-in me një tryezë të gjendur në stadium. Madje ata kanë sfiduar edhe miqtë e tyre duke i etiketuar në postim.
Kujtojmë që prej javësh gjithë futbollistët gjenden të karantinuar në shtëpitë e tyre për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi. Ende nuk dihet se kur do të nisë futbolli, por ata janë stërvitur sipas kushteve në shtëpitë e tyre. Sot, dy lojtarëve të “Djemve të Detit” siç duket u është sosur durimi dhe kanë zbritur në fushë duke nisur stërvitjen.