Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Polonisë s’i bën “derman” as penalltia, Meksika ndal Robert Lewandowskin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Polonisë s’i bën “derman” as penalltia,

Meksikë 0-0 Poloni

Botërori Katar 2022

Faza e Grupeve, GRUPI C

Stadiumi: "974"

Ndeshja: Ka përfunduar me rezultatin 0-0 përballja mes Meksikës dhe Polonisë, e vlefshme për Grupin C. Edhe pse polakët patën mundësinë e artë për të marrë 3 pikë, Robert Lewandowski nuk ia doli të shndërronte në gol penalltinë e fituar në pjesën e dytë të takimit. Pas kësaj ndeshje, Meksika dhe Polonia renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë të Grupit C me 1 pikë. Ndërsa në vend të parë qëndron Arabia Saudite me 3 pikë, kurse në të fundit Argjentina me 0 pikë.

Formacionet Zyrtare:

Mexico (4-3-3): Ochoa; Sánchez, Montes, Héctor Moreno, Gallardo; Héctor Herrera, Edson Álvarez, Chávez; Lozano, Henry Martin, Vega.

Poland (3-5-2): Szczesny; Bereszynski, Glik, Kiwior; Cash Kaminski, Krychowiak, S.Szymanski, Zalewski; Zielinski, Lewandowski.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 7 minuta shtesë.

81'- Këndore për Poloninë. Sërish polakët s'janë në lartësinë e duhur.

75'- 15 minuta nga fundi, takimi drejt barazimit.

68'- Goditje dënimi për Meksikën, por nuk shfrytëzohet si duhet.

58' Ochoa fantasstik, pret penalltine e Lewandowskit

46' Nis pjes e dyte

45+2'- Mbyllet pjesa e parë.

45'- Rast i mirë për Meksikën, por pret portieri i Polonisë.

 

26′ - Herrera provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij përfundon jashtë.

10'- Ndeshja zhvendoset në mesin e fushës me dy ekipet që studiojnë njëri-tjetrin.

1' Fillon ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga