
Një ngjarje e paprecedent është regjistruar te skuadra
rumune e Astra, ku protagonist ishte futbollisti i kombëtares shqiptare, Azdren
Llullaku. Sulmuesi mori përsipër ekzekutimin e një penallti, në humbjen 5-1 që
skuadra e tij pësoi ndaj Cluj.
Por përpara se të nisej nga pika e bardhë, 31 vjeçari pati disa konfrontime të
vogla me shokun e skuadrës, Denis Alibec. Ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re
nga mediat rumune. Ndërkohë, presidenti i Astra, Dani Coman ka paralajmëruar
Llullakun se për këtë ngjarje të shëmtuar duhet të paguajë.
"Unë mendoj se Alibec duhej ta
rrihte! Ne duhet t'i përmbahemi disa rregullave! Llullaku duhet të paguajë nëse
ai nuk e respekton vendimin e trajnerit, "deklaroi ish-portieri.
Ndërsa, Llullaku shpjegoi se Alibec ishte i mërzitur dhe donte të dilte nga
fusha
"Ishte kështu. Pak gjë, por në mënyrë miqësore u zgjidh. Kjo është e drejtë. Tani e kam unë dhe në të ardhmen ta gjuaj ai", tha sulmuesi i Astra.
Sa i përket takimit, ky ishte goli i parë i Llullaku në fazën play-off të kampionatit rumun, i vlefshëm për një vend në Kupat e Europës në sezonin e ardhshëm.