Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Pikë që nuk i shërben asnjërës, Skënderbeu dhe Tirana 'luftë' për një barazim

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pikë që nuk i shërben asnjërës, Skënderbeu

Skënderbeu 1-1 Tirana

Superiore: Java 12

Stadiumi: Skënderbeu

Arbitër: Kreshnik Cjapi

Formacionet Zyrtare:

Skënderbeu (3-5-2): Alia; Ramos, Prençi, Dumfur; Frashëri, Rabiu, Peçani, Shaqe, Liço; Rashica, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Tirana (3-4-3): Kozi; Najdovski, Meta, Hoxhallari; Haxhiu, Jonuzi, Hila; Lushkja; Hasani, Kaina. Trajner: Julian Ahmataj

Komenti minutë pas minute:

90+4' Përfundon ndeshja.

82' Rashica rrëzohet në duel me Najdovskin, korçarët pretendojnë për penallti por arbitri vazhdon lojen.

75' Skënderbeu shënon me Namdi, por anulohet për pozicion jashtë loje.

72' Skënderbeu pranë golit, Nmadi godet dhe bllokohet nga mbrojtja bardheblu.

46' Nis pjesa e dytë.

45+3' Mbyllet pjesa e parë.

45+3' Rrëmujë në zonë, Tirana godet dy herë dhe ndalet nga portieri Alia, por Kaina barazon me gjuajtjen e 3-të.

45+1' E pabesueshme ç'humbet Rashica, as 1 metër larg portës del huq dhe nuk e shtyn topin në rrjetë.

40' Kundërsulm i Skënderbeut me Rashicën që vrapon drejt zonës, shmang Metën dhe godet ngjitur me shtyllën.

35' Hoxhallari tenton krosimin, por topi merr një trajektore tjetër dhe godet traversën e më pas del jashtë.

29' Rashica godet shtyllën.

28' Penallti për Skënderbeun e fituar nga Rashica në duel me Haxhiun dhe Hilën, Ardit Nikaj e kthen në gol.

15' Skemë e Tiranës nga këndi, Jonuzi gjehet i lirë par zonës dhe godet me topin që devijohet nga mbrojtësit korçarë.

13' Tjetër mundësi e mirë e Tiranës, Haxhiu futet dhe shtron një top gjysëm-goditje për Kainan i cili nuk ia del ta shtyjë në rrjetë.

12' Shaqe heziton të godasë topin i lirë në zonë, vonesa i jep kohë bardhebluve të bllokojnë gjuajtjen.

8' Pecani godet me hark nga hyrja e zonë, topi shkon ngjitur me shtyllen.

7' Haxhiu avancon rrezikshëm në krahun e djathtë, tenton pasimin për Hasanin por bllokohet nga Prençi.

3' Hasani provon menjëherë në hyrje të zonës, topi shkon mbi traversë.

1' Nis ndeshja në Korçë, ekipet duan fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga