
Ndeshjet e mbrëmjes në Europa League kanë qenë vertetë emocionuese. Arsenal ka përmbysur Guimaraes në fundin e ndeshjes me Pepe, I cili shënoi nga goditja e dënimit. Topçinjtë e londrës me anë të dygolshit të Pepe, arritën të përmbysin rezultatin 1-2 të pjesës së parë.
Përmbysja tjetër e çmendur ka ndodhur në Skoci, ku Celtic I ktheu rezultatin ekipit të Lazios, nga 0-1 në 2-1. Ka qenë Christie në minutën e 67 dhe Julien në të 89' që I kanë shënuar portierit të kombëtares tonë, Thomas Strakosha, duke përmbysur rezultatin.
Një fitore të vështirë ka arritur ekipi i Basel në transfertën e Getafe-s, 0-1, ku ekipi I Xhakës u dënua me 8 kartona të verdhë dhe një të kuq.
Arsenal - Guimaraes/ 3-2
Celtic - Lazio/ 2-1
Dinamo Kiev - Fc Copenhagen/ 1-1
Eintracht Frankfurt - St. Liege/ 2-1
Getafe - Basel/ 0-1
Malmo - Lugano/ 2-1
PSV - LASK Linz/ 0-0
Rennes - CFR Cluj/ 0-1
Sevilla - Dudelange/ 3-0
Sporting - Rosenborg/ 1-0
Trabzonspor - Krasnodar/ 0-2