
Goga Basket 80 - 70 Vllaznia (14-19, 34-44, 56-56, 80-70)
Është mbyllur ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë mes Goga Basket dhe Vllaznisë. Durrsakët kanë triumfuar 80-70 ndaj shkodranëve, në ndeshjen që është zhvilluar në "Feti Borova" të kryeqytetit. Goga Basket kaloi Tiranën në gjysmëfinale, ndërsa Vllaznia përmbysi Teutën.
Shkodranët e nisën ndeshjen më mirë, duke dominuar në dy periodat e para. Kuqeblutë u "shuan" në pjesën e dytë, me periodën e tretë që u mbyll në barazim. Takimi më pas ka folur për Goga Basket, që sheh kështu një triumf me 10 pikë para. Vllaznia ka pësuar një përsëritje të ndeshjes së djeshme, aty ku përmbysi në fund Teutën, duke iu kthyer e gjitha në një "deja vu".
Momenti i festës nga lojtarët e Goga Basket