Premier League ditën e sotme do të luajë ndeshje shumë delikate dhe të rëndësishme, të cilët pritet të dhurojnë shumë emocione. Në fakt të gjithë tifozët në Angli do të jenë “sy e veshë” nga Manchesteri.
Në “Olt Trafford” do të luhet derbi mes Manchester United dhe Manchester City, duel që do të startojë në orën 13:30 dhe që merr vëmendjen e të gjithëv. Ndërkohë në orën 16:00 do të zhvillohen 5 duele të tjera, të cilat janë të vlefshme për javën e 22-të të kampionatit.
Liverpool do të presë në “Anfield” skuadrën e Armando Brojës. “The Reds” do të duelojnë me Burnley, ku do të synohet vetëm fitorja. Gjithashtu në fushë paralelisht do të zbresë edhe Granit Xhaka, ku Sunderland do të presë në shtëpi Crystal Palace.
Takime të tjera që do të luhen janë edhe Chelsea – Bretford, Leeds – Fulham dhe Totenham – West Ham, teksa sfida e fundit e ditës së sotme do të jetë mes Nottingham – Arsenal në orën 18:30.
