Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Në Egnatia – Elbasani ishin penallti kokrrekte”, Bujar Pregja e thotë “troç” për rastet në Shkodër: 11-metërsh dhe gol i padhënë për rrogozhinasit kundër Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Në Egnatia – Elbasani ishin penallti kokrrekte”, Bujar
Bujar Pregja

Bujar Pregja, në pozitën e ish-arbitrit ndërkombëtar i futbollit në Shqipëri, ka qenë i ftuar në emisionin sportiv “Skaner”. Pregja me një profil specialisti në gjykim, ka dhënë versionin e tij për vendimet e arbitrit Çelaj në Egnatia – Elbasani, ndërsa nuk la në “hije” as dilemat mes Vllaznia – Egnatia:  

“Ndeshja Egnatia – Elbasnai është vlerësuar në mënyrë korrekte. Rasti kur Egnatia kërkon prekje me dorë nga lojtari i Elbasanit, për mua nuk është penallti. Nuk ka devijim të topit.

Po të ishte prekej me dorë, nuk do kishte diskutim, 11-metërsh. Penalltia e parë? Fillimisht arbitrit nuk ka sinjalizuar dhe me pas është parë në VAR. Penalltia e dytë? Edhe këtu ka një dorë të ngritur të lojtarit.

Mos të harrojmë, topi është në drejtim të portës. Te rasti i rrëzimit të mesfushorit Flamur Ruçi në ndeshjen Vllaznia – Egnatia, ishte penallti për rrogozhinasit. Edhe goli i Egnatias me Buric ishte i rregullt, nuk e di pse u konsiderua jo i saktë”.        

Poll

Lexo gjithashtu