Nazmi Gripshi ka shënuar golin e parë në Kosovë. Ish-mesfushori i Skënderbeut u transferua gjatë merkatos së verës te Ballkani dhe ditën e sotme ka shënuar golin e avantazhit ndaj Trepça’89.
Në minutën e 30-të të pjesës së parë Gripishi ka gjuajtur me të majtën nga jashtë zone duke e ndalur topin në rrjetë. Ky është goli i tij i parë në Superligën e Kosovës pas 8 javësh të luajtura deri më tani.