Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ "Perla" nga 40 metra ndaj Spanjës, lojtari i Kosovës i lumtur: Gjithmonë do të japim maksimumin, ky goli më i bukur në karrierën time

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Perla" nga 40 metra ndaj Spanjës, lojtari i Kosovës

Kosova u mposht ditën e djeshme nga Spanja në transfertë me rezultatin 3-1. Edhe pse bënë një ndeshje të mirë "dardanët" nuk arritën të dilnin me pikë nga ky takim. Goli i vetëm i Kosovës u shënua nga Besar Halimi që shtangu spanjollët me një gjuajte nga 40 metra. Mesfushori përfitoi nga dalja e gabuar e portierit Simon dhe goditi direkt në portë me topin që u ndal në rrjetë.

Një gol spektakolar që i ka magjepsuar të gjithë, ndërsa Halimi e ka konsideruar si golin më të bukur të shënuar në karrierën e tij. Pas ndeshjes në një postimi në rrjetet sociale, lojtari i Kosovës është shprehur se nuk ishte rezultati që Kosova dëshironte, ndërsa ka theksuar se është i lumtur për golin e shënuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga