Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Përfundon ëndrra e Shqipërisë për në Kupën e botës, Polonia "gjunjëzon" kuqezinjtë në Air Albania

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përfundon ëndrra e Shqipërisë për në

Shqipëri-Poloni 0-1

NDESHJA: Merr fund ëndrra e Shqipërisë për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezulatin minimal 0-1, ndërsa goli i vetëm u shënua nga Sëiderski në minutën e 77-të. Pjesa e parë e sfidës u mbyll pa gola me të dyja ekipet që u treguan të kujdesshme për të mos pësuar. Në fraksionin e dytë, polakët futen me një tjetër marsh dhe në minutën e 77-të vjen edhe goli i vetëm i ndeshjes. Klich kroson në zonë, ndërsa Swiderski gjuan saktë duke mposhtur Berishën. Ndeshja ndërpritet për disa minuta pasi tifozët hodhën sende në fushë, por më pas takimi nisi normalisht për t'u mbyllur me rezultatin përfundimtar 0-1. Me këtë humbje, Shqipëria kalon në vendin e 3-të me 15 pikë, ndërsa Polonia në vendin e dytë me 17 pikë.

Kualifikueset e Kupës së Botës/ Grupi I

Stadiumi "Air Albania" / Ora 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Bare, Ramadani, Trashi, Uzuni, Manaj, Roshi.

Polonia: Szczesny, Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz, Zielniksi, Moder, Krychowiak, Jozwiak, Buksa, Lewandowski.

Gjyqtar: Clement Turpin

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet ndeshja, Polonia fiton minimalisht 0-1, përfundon ëndrra e Kombëtares për në Kupën e botës.

89' Tenton Broja, sulmuesi futet në zonë, gjuan, por pret Szczesny .

87' Mundësi e artë për Shqipërinë, Lenjani kroson në zonë, por largon mbrojtja polake.

78' Rifillon ndeshja pas disa minutash ndërpreje.

77' GOL! Polonia gjen golin e parë të ndeshjes, Svideksi mposht Berishën ndërsa feston poshtë tifozëve të Shqipërisë. Tifozët hedhin shishe në derjtim të tij, gjyqtari ndërpret ndeshjen.

73' Sërish me fat Shqipëria, Bare gabon në mbrojtjen tonë, përfiton Krychowiak por grushton Berisha, ndërsa Zielniksi gjuan keq.

67' Me fat Shqipëria, Lenjani nuk largon siç duhet topin, përfiton Polonia, por largon në fund Veseli.

59' Del nga loja Uzuni, në fushë Broja.

57' Ndërpritet për pak minuta ndeshja, tifozët hedhin shishe në fushë.

47' Polonia e rrezikshme që në start, Lewandowski kroson në zonë, por largon Kumbulla.

46' Nis pjesa e dytë në "Air Albania".

45' Pak raste për shënim, mbyllet pjesa e parë Shqipëri-Poloni.

39' Buksa shkakton dy faulle ndaj Kumbullës, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

35' Faull i Ismajlit ndaj Lewandowski, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

30' Tenton Polonia, Berisha pret gjuajtjen e fortë të Zielniksi.

25' Tjetër mundësi e artë për kuqezinjtë, Bare provon nga distanca, por topi kalon mbi traun e portës.

15' Polonia e rrezikshme nga goditja e këndit, Buksa tenton brenda zonës, por topi kalon ngjitur me traun e portës.

10' Çfarë rasti për Shqipërinë, Manaj nuk pason për Uzunin që ishte i lirë, por gjuan me topin që largohet nga mbrojtja polake.

5' Bursa pengohet brenda zonës, Polonia kërkon penallti, por gjyqtari vijon lojën pasi ndërhyrja e Trashit është e rregullt.

1' Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Shqipëria. Ndeshja ka nisur me një minutë heshtje për nder të Ylli Mihalit dhe Kosta Grillois që humbën betejën me Covid-19.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga