
Lorenc Jemini pranon gabimin e bërë 9 vite më parë në dëm të Flamurtarit në sfidën e luajtur në Korçë.
Ish-gjyqtari i FIFA-s i ftuar në “E Diell Proces”, ka theksuar se është penduar, ose më saktë ka vepruar gabim duke i dhënë penallti Skënderbeut që u kthye në gol nga Bledi Shkëmbi.
Në sezonin 2010-2011, vlonjatët ishin 7 pikë para korçarëve që me atë fitore ngushtuan diferencën dhe në fund fituan titullin kampion.
“Sot 9 vite më pas deklaroi që ky rast nuk është penallti. Madje ky është një stimulim dhe duhej ndëshuar me karton të verdhë futollisti I Skënderbeut”, thotë Jemini ndër të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=Dd7LqMQ5Vt8Poll