
Vllaznia 0-3 Teuta (Kallaku 15', Vila 83', Aleksi 86' (11m))
NDESHJA/ Është mbyllur 0-3 ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës në Loro Boriçi. Miqtë kanë dominuar takimin, duke gjetur plot tri herë rrugën e rrjetës, dy nga të cilat me 11 metërsh. Ky rezultat I jep më shumë besim durrsakëve, ndërsa vendasit janë fundosur më shumë në vendin e 8 që të çon në play-off.
Kategoria Superiore, java 31 - 17:00
Stadiumi: Loro Boriçi, Shkodër
Arbitër: Klajdi Kola
Formacionet:
Vllaznia: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Shtubina, Kruja, Gurishta, Krymi, Sidorenco, Lika, Zogaj Trajner: Hysen Dedja
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, E. Vila , Aleksi, Avdyli, L. Vila, Kallaku, Hebaj Trajner: Edi Martini
Komenti minutë pas minute:
90+4' Mbyllet 0-3 ndeshja
90' Katër minuta shtesë
86' GOOL! Penallti për Teutën, shënon Aleksi
83' GOOL! Lorenco Vila shënon golin e qetësisë
59' Shtubina mban në lojë vendasit, shpëton një rast të pastër
53' Hoxha drithëton me një goditje nga larg, Teuta dominon pjesën e dytë
51' Aksion i mirë nga L. Vila, sulmuesi nuk pason saktë për Hebaj
48' Ardit Krymi ndëshkohet me të verdhë, mesfushori kuqeblu mungon në sfidën e ardhshme ndaj Luftëtarit
46' Nis pjesa e dytë, largohet Gilman Lika, hyn Junior
45+2' Mbyllet 0-1 pjesa e parë
45' 2 minuta shtesë
35' Sidorenco merr karton të verdhë, ndërhyrje e rëndë ndaj Hebaj
25' Silvio Zogaj tregohet egoist, Vllaznia humbet një rast të mirë
15' GOOL! Kallaku kalon Teutën në avantazh me anë të 11 metërshit. Faull nga Krymi në dëm të Hebaj në zonë
12' Teuta komandon lojën, kombinime të bukura nga miqtë
6' Sidorenco ngacmon mbrojtjen mike, lojë në mesfushë
4' Miqtë më të vendosur në sulm, Teuta kontrollon lojën
2' Teuta ka një rast të mirë me L. Vilën
1' Nis ndeshja me topin e parë të shkelmuar nga miqtë