Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Partizanit nuk i bën “derman” as Covid-19, Daja leksion Sormanit në “Selman Stermasi”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizanit nuk i bën “derman” as Covid-19, Daja leksion

Partizani-Skënderbeu 1-2

Partizani: Hoxha, Belica, Boldor, Bitri, Trashi, Telushi, Mala, Kote, Çinari, Cara, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani.

Skënderbeu: Koliçi, Bregu, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Imami, Jashanica, Krasniqi, Pëllumbi, Pollozhani. Trajner: Ilir Daja.

Partizani nuk I bën “derman”, as ndalimit të kampionatit prej dy muajsh e gjysmë nga Covid-19. Sfida e fundit e luajtur në orën 20:00 ndaj Skënderbeut është mbyllur me fitoren 1-2 në favor të Skënderbeut.

Gripshi realizoi një supergol në minutën 43-të, ndërsa dy minuta më vonë Dita vulosi pjesën e parë 0-2. Në të dytën Partizani provoi të reagonte, por goli I Ferhatit u shënua në minutën e 85-të dhe në fund shërbeu vetëm për statistik pasi korçarët dolën me 3 pikë nga kjo ndeshje. Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 44 pikëve, ndërsa Partizani 38 pikëve.

Komenti minutë pas minute

90+4' Mbyllet ndeshja 1-2.

91' Bregu pranë golit, ndal sërish portieri Hoxha.

85' Ferhati rihap ndeshjen. Mesfushori gjuan bukur me të majtën dhe mposhtë Koliçin.

80' Dita prek me dorë topin, gjyqtari Jorgji vijon lojën.

73' Partizani kërkon të rihapi ndeshjen, të kuqtë shpërdorojnë disa raste të mira për shënim.

57' Skënderbeu pranë golit, Krasniqi gjuan fortë ,por Hoxha shpëton Partizanin nga goli i 3-të.

46' Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë 0-2.

44' Dita shënon edhe golin e dytë të ndeshjes, "shokohet" Partizani

43' Supergol nga Gripshi, Skënderbeu kalon në avanazh Skënderbeun.

39' Sërish Çinari, por këtë herë i vetëm me portierin gabon.

38' Çinari driblon bukur kundërshtarin dhe gjuan drejt portës. I vendosur mjaft mirë Koliçi pret.

32' Bregu vë sërish në provë Alban Hoxhën, ndal sërish portieri i Partizanit.

29' Rasti i parë për Skënderbeun, Dita provon nga distanca, pret Alban Hoxha.

22' Shansi i artë për të kuqtë, Cara nuk gjuan siç duhet dhe shpërdoron një rast të mirë.

8' Partizani pranë golit, Bardhi devijon topin, por devijohet nga portieri Koliçi.

1' Starton sfida në "Selman Stermasi", topi i parë shkelmohet nga korçarët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga