Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Partizani nxjerr mllefin, 8 gola dhe spektakël kundër Luftëtarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani nxjerr mllefin, 8 gola dhe spektakël kundër

Partizani-Luftëtari 8-1

Partizani është rikthyer te fitorja ditën e sotme ndaj Luftëtarit. Një takim që është mbyllur me fitoren e thellë të të kuqve 8-1. 4 golat e Çinarit, Broja, Braun dhe një autogol I Dragoshit dhe Caras ishin ata që dhanë fitoren Partizanit pas 5 humbjeve radhazi. Për miqëtë shënoi një supergol Griseld Lika, por që shërbeu vetëm për statistik. Me këtë 3 pikësh kampionët ngjiten momentalisht në vendin e 5-të me 41 pikë, ndërsa Luftëtari I rënë nga Superliga vijon me 14 pikë në klasifikim.

Kategoria Superiore/ Java e 29-të

Partizani: Teqja, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Corderio, Llanaj, Bardhi Çinari. Trajner: A.Sorman

Luftëtari: Shala, Çela, Çelaj, Dragoshi, Duka, Dushkaj, Hyseni, Isufi, Lala, Lika Mehmetllari. Trajneri: N.Novi

Gjyqtarët: Kreshnik Bajramaj, Ani Kociaj, Uran Korra, Roxhers Muska

https://www.youtube.com/watch?v=cLiqjCUELlc

Komenti minutë pas minute

90+2' Mbyllet ndeshja 8-1.

92' GOL! Penallti për Partizanin, gjuan Cara dhe shënon golin e 8-të.

81' GOL! Partizani pa "mëshirë, Braun shënon edhe golin e 7-të.

80'GOL! Trashi kroson nga këndi, Dragoshi e devijon drejt portës së tij duke shkaktuar autogol.

69' GOL! Poker i Çinarit. Sulmuesi shënon golin e 4-të personal dhe të 5-të për Partizanin. Brenda zonës shkodran godet fortë duke tundur sërish rrjetën.

63' Broja provon nga distanca, por topi përfundon jashtë.

46' Nis pjesa e dytë në "Selman Stermasi", Partizani kryen dy zëvendësimet e para. Jashtë Belica dhe Bardhi, në fushë Solomon dhe Bitri.

Mbyllet pjesa e parë.

46' GOL! Çinari shënon edhe golin e 4-të për Partizanin. Brenda zonës sulmuesi edhe pse nuk godet mirë, topi ndalet në rrjetë.

40' Luftëtari me 10 lojtarë, kapiteni Hyseni merr kartonin e dytë të verdhë pas një faulle ndaj Çinarit.

37' GOL! Supergol nga Griseld Lika. Sulmuesi nga faulli e dërgon topin në trekëndësh. Fillimisht topi përplaset në traverse e më pas në rrjetë.

30' GOL! Partizani e kthen në ndeshje stërviteore. Telushi kroson nga këndi, Boldor me kokë e më pas Broja e dërgon në rrjetë. Proteston Luftëtari.

20' Luftëtari i rrezikshëm, Lika gjuan nga distanca, por pret Teqja.

16' GOL! Supergol nga distanca, Çinari godet nga jashtë zone dhe mposht sërish Luftëtarin.

9' GOL! Zhbllokohet sfida. Çinari brenda zonës gjuan fortë duke mposhtur porterin Shala.

3' Mundësi e mirë për Partizanin, Trashi kroson në zonë për Corderion, por ky i fundit gjendet në pozicion jashtë loje.

1' Nis ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga