Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ PARTIZANI kthen “sytë” edhe nga vajzat, të kuqtë marrin vendimin e rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PARTIZANI kthen “sytë” edhe nga vajzat, të

Partizani i djemve udhëheq “Abissnet Superiore” më 29 pikë pas 16 javësh të luajtura. Demat të udhëhequr nga Giovani Colella kanë arritur të bëjnë mirë duke qenë vazhdimisht në krye të klasifikimit.

Por vëmendja e demave nuk është vetëm tek ekipi i meshkujve, pasi tashmë të kuqtë kanë kthyer sytë edhe tek vajzat, ku kanë marrë një vendim të rëndësishëm sa i takon promovimit dhe mbështetjes së këtij ekipi.

Partizani ka bërë partneritet me Ambasadën Italiane në Tiranë, ku ambasadori Fabrizio Buçi do të jetë partneriteti kryesor në mbështetje të vajzave të kuqe.

“FK Partizani dhe Ambasada Italiane në Tiranë do të nisin shumë shpejt një bashkëpunim në funksion të promovimit dhe mbështetjes të ekipit të futbollit të femrave të Partizanit. Drejtuesja e Departamentit të komunikimit, PR & Marketing dhe kapitenia e ekipit Nora Dedgjonaj janë pritur nga ambasadori Fabrizio Buçi dhe konsullja për kulturën dhe sportin Carmen Taschini. Promovimi i ekipit të femrave të Partizanit dhe rritja e prezencës së gjinisë femërore në sport ishin temat e diskutuara. Ekipi i femrave mbetet një prioritet i veçantë i klubit, strategji të cilën e ka mirpritur edhe ambasadori Buçi, i cili ka premtuar se do të jetë një nga partnerët kryesor në mbështetje të vajzave të kuqe”, ka shkruar klubi i kuq në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga