Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Partizani i artë në Gjeorgji, Tedi CARA sjell me fitore të kuqtë në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT

SABURTALO – PARTIZANI 0-1
Turi I, Conference League

Formacionet zyrtare:

Saburtalo (3-4-3): Megralishvili, Chaduneli, Kakubava, Jgerenaia, Gocholeishvili, Mioc, Kardava, Tabotodze, Guliashvili, Nanikashvili, Sikarulidze Trajner: Lasha Nazadze

Partizani (4-3-3): Teqja, Hadroj, Bitri, Belica, Atanaskoski, Rrapaj, Massanga, Murataj, Hoti, Cara, Skuka Trajner: Dritan Mehmeti

Ndeshja: Partizani ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, kundër Saburtalos. Ka mjaftuar goli i shënuar nga Tedi Cara që të kuqtë të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt turit të dytë të këtij kompeticioni. Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti ka bërë paraqitje pozitive duke treguar se do të jenë rivalizues në edicionin e ri futbollistik. Në 14 korrik do te zhvillohet ndeshja e kthimit në “Air Albania”.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.

86'- Partizani pranë golit të dytë. Inkursion i mrekullueshëm nga Hadroji, e pabesueshme c'humb sulmuesi i ri Cvetanoski.
84'- Telushi futet në vend të Muratajt.
79'- Krosim i mirë nga vendasit, rrezikohet porta e Partizanit. Për fat të mirë shpëtojnë të kuqtë.
74'- Mehmeti nxjerr nga loja Skukën dhe në vend të tij futet Cvetanoski.
66'- Nga loja del Hoti dhe i lë vendin Ndrecës.
55'- Mundësi e artë sërish për Partizanin. Rrapaj mund të kishte shënuar, por mbrojtja vendase e mbyll mirë.

47'- Goool! Partizani në avantazh. Super Skuka i cili jep një asist të bukur dhe Cara i vetëm me portierin s'e ka të vështirë të çojë topin në rrjetë.
46'- Fillon më në fund pjesa e dytë.

46' Pjesa e dytë nis me 12 minuta vonesë, ikin dritat në stadiumin e Gori.

45'- Andi Hadroji bën mrekullinë. Mbrojtësi heq topin nga vija fatale. Spektakolar anësori i linjës së djathtë. Kështu mbyllet pjesa e parë.

37'- Partizani pranë golit. Kros i bukur i Murataj, gjuan Skuka me kokë, por sfera përfundon jashtë.

31'- Rrapaj gabon në mesfushë dhe kap në befasi mbrojtësit e tij. Ndërhyn mirë Atanaskoski duke shmangur një gol në portën e tij.
23'- Tedi Cara provon nga distanca, por pa rezultat.


16'- Këndore për Saburtalon. Skemë e gjeorgjianëve, shpëtojnë mirë të kuqtë.
14'- Hoti hedh topin në zonë, por largon mbrojtja vendase.
10'- Ritëm i ngadaltë në Gjeorgji. Skuadrat duken se studiojnë njëra-tjetrën.
6'- Gjuajtja e parë nga vendasit, por pa problem për Aldo Teqjën.
1’- Starton ndeshja në Gjeorgji.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga