Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Partizani fiton pas 7 vitesh me Bylis, 3 gola dhe dominim i kuq në Air Albania. "Demat" -2 nga kreu

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani fiton pas 7 vitesh me Bylis, 3 gola dhe dominim i kuq në

Partizani 3 - 0 Bylis (Junior 1', Asani 69', Çinari 84')

NDESHJA/ Partizani ka fituar 3-0 me Bylis. Pas shtatë vitesh, Demat kanë triumfuar në kryeqytet me ballshiotët, që ishin kthyer në një "mace të zezë". Ndeshja ka folur për vendasit, që kanë shënuar pas 15 sekondash me Junior pas gafës së Qirkos.

Në të 69 minutë është kujdesur Asani që ndeshja të shkonte në 2-0, teksa Erald Çinari ka vulosur gjithçka në të 84 minutë. Partizani me këto tri pikë shkon në vendin e dytë me 47 pikë, po aq sa Vllaznia.

Demat tanimë janë -2 nga Teuta kryesuese. Bylis "bie" në Tiranë pas shtatë vitesh, në ndeshjet kundër Partizanit.

Kategoria Superiore - java 27 - 16:00

Stadiumi: Air Albania, Tiranë

Arbitër: Florjan Lata, Doda, Grabova, Shabanaj

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior Trajner: Ilir Daja

Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Preka, Janku, Hadroj, Desancic, Lorran,  Ntephe, Kojic, Mehmetllari, Anthony Trajner: Veljko Dovedan

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet 3-0 ndeshja.

90' Katër minuta shtesë.

88' Ferhan Hasani tenton nga goditja e dënimit, spektakolar edhe Qirko.

84' GOOL! Çinari gjen golin e tretë për Partizanin. Shkodrani merr topin, driblon disa lojtarë dhe gjen rrjetën me një gjuajtje nga 23 metra.

77' Idrizaj merr vendin e Malës.

71' Cardoso, Cara dhe Hasani në fushë, dalin Asani, Murataj dhe Junior.

69' GOOL! Jasir Asani merr një top të bukur nga Çinari, duke realizuar golin e dytë te Partizani.

67' Harba dhe Muçollari hyjnë në fushë, Ymeralilaj dhe Desancic.

64' Çinari fluturimthi, pret Qirko. Shkodrani i vjen rrotull golit.

59' Hakaj jep një top të bukur te Çinari, shpërdoron sulmuesi nga 7 metër larg.

54' Ntephe del nga loja, hyn Qardaku.

51' Ujka merr vendin e Cojic.

46' Nis pjesa e dytë, Mehmetllari i lë vendin Spahiut te miqtë.

45+1' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

45' Një minutë shtesë.

30' Qirko ndal Malën dhe Bardhin, me Partizanin që kërkon golin e dytë.

25' Mbrojtja e Bylis për pak e katranos sërish. Një topi i kthyer pas në mënyrë jo të saktë nuk shfrytëzohet nga Çinari.

21' Këndore te Partizani, nuk përfitojnë vendasit.

3' Pasiguri në mbrojtjen e vendasve, Hoxha pret goditjen e Beji.

1' GOOL! Junior kalon Partizanin në avantazh pas 15 sekondash lojë. Një gafë e pafalshme e Qirkos dhe Partizani gjen rrjetën.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga