Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Partizani bën ndeshjen perfekte, eleminim i hidhur për të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani bën ndeshjen perfekte, eleminim i hidhur për të

Sheriff Tiraspol - Partizani / 1 - 1 / Ndeshja e dytë eleminatore në Europa League

/ 0 - 1 / ndeshja e parë në "Selman Stermasi"

/ 2 - 1 / rezultati i përgjithshëm

Sheriff Tiraspol: Mikuliç, Muzek, Balima, Cristiano, Anton, Hordiienko, Latifi, Tambe, Boban, Kendysh, N'Diaye

Partizani: Hoxha, Belica, Broja, Boldor, Solomon, Asani, Telushi, Trashi, Mala, Cordeiro, Bitri

Komenti minutë pas minute:

95' Mbyllet ndeshja. Partizani eleminohet nga Europa League.

Kampionët e Shqipërisë luajtën një ndeshje perfekte, duke bërë mirë në të gjitha drejtimet, si në mbrojtje, në mesin e fushës, por në të njëjtën kohë edhe në sulm. Nëse do të kishin pasur pak mëshumë fat, Partizani do të ishte kualifikuar për më tej, pasi kur ndeshja ishte me rezultatin 0-1 për skuadrën e Lerdës, Cordeiro për pak sa nuk e dërgoi në rrjetë për golin e dytë të ndeshjes, mirëpo diçka e tilë nuk ndodhi.

Pas eleminimit në Champions League nga Qarabag, tashmë Partizani eleminohet edhe në Europa League nga skuadra moldave e Sheriff Tiraspol.

90' Kemi ardhur në minutën e fundit të ndeshjes. Shieriffi pranë kualifikimit në raundin tjetër dhe Partizani pranë eleminimit.

84' Alban Hoxha bën një tjetër pritje për të kuqtë, duke mbajtur Partizanin ende në lojë.

78' Sheriffi zbret rrezikshëm, por gjuajtja nuk shkon në portë.

64' Partizani pëson gol. Barazon shifrat Sheriffi.

60' Alban Hoxha pret një gjuajtje të Shieriffit.

54' Cordeiro për pak sa nuk gjen edhe golin e dytë. Cordeiro pranë golit, por ndal portieri Mikuliç.

51' Esat Mala zbret rrezikshëm nga krahu, por tenton portën, duke mos pasuar në qendër. Pranë golit të dytë Partizani.

46' Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë në mes Sheriff Tiraspolit dhe Partizanit. Rezultati është në favor të të kuqve, të cilët kanë shënuar në minutën e 30-të  me anë të një aksioni shumë të bukur. GJithçka është në barazpeshë. Tashmë mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë të takimit.

45' Alban Hoxha mbetet i dëmtuar dhe merr ndihmën e mjekëve. S'ka probleme serioze për kapitenin e të kuqve. Mbyllet pjesa e parë pas 4 minutave shtesë.

30' Partizani kalon në avantazh. Jasir Asani shënon golin e parë të ndeshjes.

29' Faull në mesfushë. Solomon ndëshkoet me karton të verdhë nga të kuqtë.

20' Kemi lënë pas 20 minuta lojë, por ende asnjë rast i rrezikshëm në të dyja portat.

10' Kalojnë 10 minutat e para të ndeshjes. Në fushë po shohim një Partizan shumë pozitiv dhe duke sulmuar përpara.

1' Starton ndeshja, topin e parë e shkelmon skuadra e Sheriff.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga