Partizani – Atletic Escaldes 4-1 (Cara 28', 46', Rrapaj 64', Grezda 95') (Piloto 94')
NDESHJA:
Partizani ka fituar edhe ndeshjen e dytë përballë Atletic Escaldes. Pas fitores në transfertë 0-1, “Demat” arritën të fitonin me goleadë edhe në Tiranë.
Një dominim gjatë gjithë ndeshjes që u shpërblye edhe me gola. Ishte Cara që tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë. Më pas për golin e 3-të mendoj Rrapaj që me një goditje të bukur në hyrje të zonës thelloi rezultatin. Në fundin e ndeshjes ishte Escaldes që shënoi me penallti për 3-1, por pas disa sekondash Grezda shënoi golin e katërt për Partizanin
Tashmë Partizani do të ndeshet në fazën tjetër me ekipin letonez, Valmieras, pas 10 ditëve.
UEFA Conference League: Kualifikuese
Raundi 2: Ndeshja e dytë
Stadiumi: Air Albania
Arbitër: Zaven Hovhannisyan (Armen)
Formacionet Zyrtare:
Partizani: Qirko; Hadroj, Sota, Kocija, Atanaskoski; Murataj, Mehmeti, Rrapaj; Taipi; Mba, Cara / Trajner: Zoran Zekiç
Atletic Escaldes: Gracia; D.Lopez, Morales, Sgro, Aguero; Paez, Bouharma, Ferrer; Rabasso, Piloto, Lopez / Trajner: Daniel Luque Tenedor
90+6' Përfundon sfida në "Air Albania"
95' Partizani shënon përsëri me Grezdën
94' Escaldes shënon me penallti
89' Keko nuk arrin të shënojë i vetëm përballë portierit
85' Hadroj me një shans të artë për golin e katërt
64' GOOOOOOL! Partizani shënon të tretin me Rrapaj
62' Escaldes zgjohet, provon përsërin me Piloton
48' Cara pranë golit të 3-të, por topin shkon ngjitur me shtyllën
46' Starton pjesa e dytë në "Air Albania"
45+2' Përfundon pjesa e parë e sfidës
46' GOOOOOOL! Cara shënon golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën
39' Partizani pranë golit të dytë me Murataj, ky i fundit shpërdoron shansin e artë
28' GOOOOOOL! Partizani kalon në avantazh me Tedi Carën
26' Atletic Escaldes pranë golit me Piloto, por topi shkon mbi traun e portës
10' Partizani përsëri pranë golit me Mba
6' Mba kërkon golin i vetëm me portierin, por ky i fundit e ndal goditjen
5' Një rast fantastik për Escaldes, por nuk arrin të shënojë me portën bosh
1’ Starton sfida në stadiumin “Air Albania”