
Partizani-Laçi 1-0
NDESHJA/ Sfida e fundit e javës së 13-të midis Partizanit dhe Laçit është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të Partizanit. Të kuqtë rikthyen më "këmbë' në tokë kurbinasit që kishin arritur 4 fitore rresht në kampionat. Ndeshja u vendos nga një gol I Asanit në pjesën e parë, ndërsa Laçi provoi të reagonte, por gjeti përballë një super Alban Hoxha që shpëtoi në disa raste të sigurta goli portën e tij. Me këtë fitore, Partizani nis "arratinë" duke shkuar në kuotën e 25 pikëve, 4 më shumë se vendi I dytë që mbahet nga Kukësi, ndërsa Laçi qendron në vendin e 5-të me 19 pikë.
Stadiumi "Elbasan Arena"
Java e 13-të e Kategorisë Superiore
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Asani Trajner: F. Lerda
Laçi: Stazhilla, Trokthi, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze Trajner: A. Cungu
Gjyqtar: Laver Alla
Komenti minutë pas minute
90+3' Mbyllet ndeshja. Një gol i Jasir Asanit vendos ndeshjen dhe i jep fitoren skuadrës kampione ndaj Laçit.
80' Tension në fushë, dy lojtarët e Partizanit Corderio dhe Çinari debatojnë mes tyre.
73' Partizani pranë golit të dytë, Çinari godet keq duke humbur mundësin e golit të dytë.
65' Kundërsulm i Laçit, Hoxha lexon mjaft mirë sulmin e Laçit dhe largon topin duke mos u dhënë mundësi Nwabuezes të godasi.
57' Telushi provon me një goditje nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë kuadratit.
47' Partizani menjëherë në sulm. Bardhi pason për Asanin, por del portieri Stazhilla dhe pret topin.
46' Nis pjesa e dytë "Elbasan Arena".
45' Mbyllet pjesa e parë me fitoren e Partizanit. Vendos një gol i Asanit, ndërsa portieri Alban Hoxha shpëton dy gola të sigurt.
43' Laçi i afrohet sërish golit. Lushkja godet pas një gabimi të Belicës, por ndal sërish portieri Alban Hoxha.
40' Nwabueze kalon Boldor dhe pason për Xhixhën që godet drejt portës, por Hoxha bën një super pritje.
26' GOL! Moment pakujdesie te Laçi, përfion Asani që e dërgon topi në rrjetë. Sulmuesi e feston me trajnerin duke ia dedikuar atij golin e shënuar.
25' Telushi provon sërish, këtë herë nga distanca. Pret portieri Stazhilla, por i shpëton topi nga duart dhe e dërgon në korne.
18' Aksion model i Partizanit, Çinari godet brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë.
"12 Asani kroson bukur në zonë, largon mbrojtësi i Laçit, Trokthi.
11' Laçi pranë golit, Domgjoni nuk godet siç duhet me kokë.
8' Telushi provon nga goditja e dënimit, ndal Stazhilla.
1" Starton sfida në "Elbasan Arena", pas 13 minutash vones të ambulancës në stadium. Topi i parë shkelmohet nga Partizani.
Shtyhet me pak sfida në "Elbasan Arena", për shkak se mungon ambulanca në stadium.