Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Paqe” në Laç, dy gola vendosin sfidën për Europën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Paqe” në Laç, dy gola vendosin sfidën

Laçi-Teuta 1-1

Laçi-Teuta është mbyllur në barazim 1-1. Dy gola u shënuan në pjesën e parë e fillimisht Kallaku gjeti golin me penallti duke kaluar durrësakët në avantazh. Kur dukej se 45 minutat e para do të mbylleshin me fitoren e Teutës, Laçi gjen golin e barazimit me Xhixhën në minutën e 47-të. Në të dytën kishte më pak raste nga të dyja skuadrat duke parë që lodhja ndikoi shumë te lojtarët. Me këtë barazim Laçi shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e 3-të, ndërsa Teuta 41 pikë në vendin e 4-të.

Kategoria Superiore/ Ora 17:00

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Vecaj, Greca


TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Çyrbja, Hebaj

Minutë pas minute

90+4' Mbyllet 1-1 sfida në Laç.

87' Laçi tenton të shënoi golin e fitores, Lushkja dhe Teko "falin" Teutën.

52' Super Stajila që mban Laçin në lojë. Emiliano Vila gjuan brenda zonës, por portieri vendas ndal sulmuesin durrsak.

46' Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë 1-1 në Laç.

47' GOL! Barazon Laçi, Xhixha me kokë gjen rrugë e rrjetës.

43' Laçi sërish pranë golit, një prej mbrojtësve së Teutës për pak shkakton autogol.

36' Laçi pranë golit, Xhixha gjuan bukur, por topi përfundon jashtë.

34' Zëvendësim i detyruar te Teuta, Çyrbja jashtë në fushë Fabio Beqja.

30' Regi Lushkja merr karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë.

10' GOL! Penallti në Laç në favor të Teutës, Kallaku gjuan dhe shënon golin e parë

7' Teuta jep sinjalin e parë të ndeshjes. Emiliano Vila gjuan me kokë, por ndalet nga portieri Stajila.

1' Starton ndeshja me topin e parë që shkelmohet nga Laçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga