Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Nuk ka histori në Laç, kurbinasit bëjnë poker dhe "fundosin" Luftëtarin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nuk ka histori në Laç, kurbinasit bëjnë poker dhe

Laçi - Luftëtari 4-0

NDESHJA: Laçi arrin të marri një fitore me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Luftëtarit. Vendasit shënojnë nga dy gola për pjesë dhe "fundosin", edhe më shumë Luftëtarin. Në pjesën e parë është Xhixha dhe Nuabueze që shënojnë për Laçin, ndërsa në të dytën është braziliani Teko që shënon dy herë në portën gjirokastrite. Me këtë 3 pikësh, kurbinasit konfirmojnë formën e mirë që po kalojnë dhe tashmë janë në vendin e parë me 25 pikë, njësoj sa Partizani dhe në pritje të Kukësit që do të luajë një orë më vonë. Për Luftëtarin vijon seria e rezultateve negative dhe tashmë mbijetesa bëhet akoma më e vështirë me vetëm 8 pikë në 15 ndeshje.

Laçi: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze Trajner: Armando Cungu

Luftëtari: Paiteris, Qato, Isufi, Kukaj, Dragoshi, Açka, Rapo, Hyseni, Dushkaj, Lika, Oshafi Trajner: Giorgos Marantas

Gjyqtar: Klajdi Kola

Komenti minutë pas minute:

90+3' Mbyllet ndeshja në Laç, vendasit fitojnë pastë 4-0 ndaj Luftëtarit.

87' Prenga godet me kokë, ndal portieri Paiteris.

73' Laçi shënon edhe golin e 4-të me Tekon. Një gabim amatoresk në mbrojtjen e Luftëtarit nga Kukaj, me brazilianin që përfiton dhe e dërgon topin në rrjetë.

61' Tjetër mundësi e mirë për Laçin, por këtë herë pret portieri Paiteris.

53' Laçi nuk ka të ndalur dhe dhuron spektakël. Teko shënon edhe golin e 3-të pas një asist nga Xhixha.

46' Starton sfida e dytë në Laç.

45'- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.

43'- Laçi shënon golin e dytë me Nawbuazen.
25'- Redon Xhixha ka një mundësi të mirë, por vonohet në goditjen e topit.
20'- Oshafi ndëshkohet me karton të verdhë.

17'- Laçi në avantazh. Redon Xhixha arrin të çojë topin në rrjetë.

12'- Eglantin Gjoni gjuan me kokë në zonën e Luftëtarit, por sfera përfundon jashtë.
4'- Nwabueze provon me një goditje nga jashtë zone, por pret portieri Paiteres.
1'- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga