Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Nuk ka histori në Elbasan, Kukësi i shënon 4 gola Flamurtarit dhe i bën "presion" Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nuk ka histori në Elbasan, Kukësi i shënon 4 gola

Kukësi-Flamurtari 4-1

Nuk ka histori në ndeshjen Kukësi-Flamurtari. Verilindorët fitojnë me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Flamurtarit që tashmë ka rënë nga Superliga. Fillimisht ishte Abazaj që shënoi një supergol nga distanca më pas 2 gola të Shkurtajt vendosën pjesën e parë.

E dyta nis me vlonjatët në sulm që gjejnë golin me Hoxhajn, por Shkurtaj shënon edhe golin e 3-të personal dhe të 4-tin për Kukësin duke vulosur përfundimisht ndeshjen. Me këtë fitore, Kukësi shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e dytë, 6 pikë më pak se Tirana që do të luajë në orën 20:00 në Durrës përballë Teutës. Flamurtari renditet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë.

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Musta, Limaj, Rroca, Et'hemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Rrapaj, Lucas Ramos, Indio Oliverira, Carlos Henrique Komenti minutw pas minute:

Gjyqtar: Erjon Bastari.

Komenti minutë pas minute

90+2' Mbyllet ndeshja në Elbasan. Kukësi fiton pa problem 4-1 ndaj Flamurtarit.

87' Kukësi gjen edhe golin e 5-të me Krasniqin, por gjyqtari anullon golin për pozicion jashtë loje.

58' Rroca provon brenda zonës, por pa gjetur kuadratin e portës.

73' Tjetër mundësi e mirë për Flamurtarin, Muçollari gjuan, por topi ndalet në shtyllë.

61' GOL! Kukësi gjen edhe golin e 4-të. Kotobelli pak minuta në fushë dhe dhuron asist për Shkurtajn që e dërgon në rrjetë.

54' Dy mundësi të arta për Flamurtarin. Hoxhaj dhe Henrique nuk shënonjnë.

48' GOL! Flamurtari rihap ndeshjen. Ardit Hoxhaj gjen golin për vlonjatët.

46' Nis pjesa e dytë Kukësi-Flamurtari. Largohet Gavazaj për Domin, gjithashtu dhe Flamurtari bën dy zëvendësime.

45+2' Mbyllet pjesa e parë 3-0. Kukësi dominon gjithçka.

41' GOL! Kukësi gjen edhe golin e 3-të. Et'hemi pason bukur për Shkurtajn që me portën bosh nuk e ka të vështirë të shënoi.

30' Flamurtari pranë golit, Gocaj gjuan keq i vetëm përballë Xhikës.

27' GOL! Askion model në Elbasan, Kukësi shënon edhe golin e dytë me Shkurtajn pas pasimit nga Et'hemin.

15' Tjetër mundësi për Kukësin. Abazaj pason bukur për Shkurtaj, por sulmuesi gjuan dhe topi ndalet nga mbrojta e Flamutarit.

11' Mundësi e artë për Kukësin, Rroca i vetëm përballë portierit nuk gjuan, por pason për Shkurtajn. Largon mbrojta vlonjate.

4'GOL! Zhbllokohet në Elbasan, Abazaj merr mjaft bukur topin dhe gjuan nga jashtë zone duke mposhtur portierin Moçka.

1' Starton sfida në Elbasan, topi i parë shkelmohet nga Kukësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga