
Partizani - Laçi 0-0
FORMACIONET:
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Mala, Solomon, Cardoso Trajner: Ilir Daja
Laçi: Sherri, Marku, Ignjatovic, Selmani, Musta, Shehu, Ramos, Rapo, Teco, Xhixha, Nwabueze Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Eldorian Hamiti
Ndeshja: Një sfidë që dhuron emocione, por në fund të dy ekipet ndajnë nga 1 pikë. Partizani i Ilir Dajës është më i rrezikshëm në fushë, megjithatë Solomon nuk arrin të konkretizojë si duhet në dy rastet e pastra që i jepen. Kurbinasit e drejtuar nga Armando Cungu tentojnë disa herë me kundërsulm, por më i rrezikshmi Naëbueze është i markuar mirë nga ekipi i kuq. Pas kësaj ndeshje, Partizani ngjitet në kuotën e 4 pikëve, në vendin e 4-të, ndërsa Laçi renditet në vendin e 7-të me 3 pikë.
Komenti minutë pas minute:
94' - Mbyllen minutat shtesë, kjo ndeshje mbyllet në paqe.
90'- Partizani pranë golit. Bardhi kroson bukur për Solomon, por i vetëm me portierin SHerri nuk arrin ta çojë topin në rrjetë.
89'- Mentor Mazrekaj harkon bukur për Turkajn, por ky i fundit gjuan jashtë.
61'- Shans i mirë për të kuqtë. Gjuan bukur Solomon, të cilit i përgjigjet Alen Sherri. Sfera e devijuar merret nga Cardoso që pason bukur për Idrizajn, por ky i fundit gabon.
56'- Goditje dënimi për Partizanin. Kroson Kote, por topi largohet nga Ignjatovic.
46'- Starton pjesa e dytë pa zëvendësime në kampet respektive.
45'- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.
40'- Esat Mala rrëzohet në zonën kurbinase, të kuqtë pretendojnë penallti. Por, Hamiti s'është i këtij mendimi. Ndëshkohet me të verdhë edhe Ilir Daja.
30'- Këndore për Laçin, por largon rrezikun mbrojtja e Partizanit.
10'- Solomon pranë golit. Sërish asist i Bardhit, sulmuesi i kuq gjuan priret, por Ignjatovic heq topin në vijën fatale.
3'- Partizani e nis vrullshëm. Asist i bukur nga Bardhi, por Cardoso nuk arrin ta çojë topin në rrjetë me portën e boshatisur.
1'- Topi i parë shkelmohet nga të kuqtë.