Kastrioti – Apolonia 1-1
KASTRIOTI: Hidi, Hussein, Bojom, Çela, Prodani, Okebugu, Mehmeti, Plaku, Moraes, Bardhi, De Silva
APOLONIA: Harizaj, Haxhiu, Sota, Rrepaj, Benzhamin, Mihana, Mehmeti, Zaimi, Smaçi, Kuman, Artur
Gjyqtar: Roxhers Muska
Ndeshja: Një sfidë që vendoset nga dy momente. Fillimisht është Mihana që zhbllokon rezultatin pas një inkursioni personal, ndërsa në minutën e 84-të, Sebino Plaku barazon shifrat duke marrë 1 pikë mjaft të rëndësishme për Kastriotin. Pas kësaj ndeshje, ekipi krutan ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Apolonia në të nëntin me 2 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90′- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.
84′ Penallti për Kastriotin. Lojtari i Apolonisë kap topin me dorë dhe gjyqtari nuk heziton të akordojë 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Plaku.
79′- Zhbllokohet rezulati. Mihana befason vendasit dhe arrin të realizojë një supergol duke “kopjuar” Del Pieron.
70′- Sebino Plaku gjuan bukur, por portieri i Apolonisë i mohon golin. Sfera ndalet më pas nga një lojtar, ku krutanët pretendojnë penallti.
69′- Patrik Bardhi provon të befasojë miqtë, topi shkon ngjitur me traversën.
57′- Zaimaj provon nga distanca, por pa rezultat.
46′- Pjesa e dytë nis pa zëvendësime.
45′- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë. Rezultati mbetet i pandryshuar.
37′- Kastrioti sërish pranë golit, por këtë herë Sebino Plaku nuk tregon më të mirën e tij.
33′- Kastrioti i afrohet golit. Sebino Plaku gjuan nga goditja e dënimit, sfera kthehet nga muri mbrojtës. Emiliano Cela provon të majtën e tij, topi shkon fare pranë portës. Fati s’është me krutanët.
27′- Bojom ndërhyn keq në dëm të lojtarit të Apolonisë, gjyqtari nxjerr menjëherë të verdhin.
16′- Apolonia pranë golit. Hysein godet gabimisht me kokë në portën e tij, por Isli Hidi bën mrekullinë.
14′- Këndore për Kastriotin, por largon mbrojtja fierake.
10′- Loja luhet më shumë në mesin e fushës me dy ekipet që studiojnë njëri-tjetrin.
1′- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.