
Futbollisti I Kosovës, Benjamin Kololli ka shënuar perlën e radhës dje. Sulmuesi I Zurich në Zvicër, ka hapur ndeshjen me golin e tij në minutën e pestë, duke kaluar përkohësisht të tijtë në avantazh, në ndeshjen ndaj Young Boys në transfretë.
Vendasit kanë përmbysur gjithçka me Mambimbi dhe Fassnacht, duke siguruar tre pikë. Kampionët në fuqi të Zvicrës do të ndeshen në 1 tetor me Tiranën në kuadër të play-off për Europa League.
Poll