Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Një "raketë" për sulmin bardheblu, njihuni me dy 19-vjeçarët afrikanë që do t'i bashkohen Tiranës (U PROVUAN TE ARSENAL DHE LIVERPOOL)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një "raketë" për sulmin bardheblu, njihuni me dy

Dy lojtarë afrikanë do t'i bashkohen ditët e ardhshme skuadrës së Tiranës. Pasi newsport.al njoftoi mëngjesin e sotëm për akordin me dy talentë, tashmë ishte menaxheri Hektor Çomo që ka publikuar një foto të dy futbollistëve pa preferuar të përmendë emra. Në fakt bëhet fjalë për dy lojtarë mjaft cilësorë të cilët janë vetëm 19 vjeç.

Newsport.al ka mësuar emrat e tyre, të cilët më parë janë provuar edhe në klube të mëdha europianë si Liverpool apo Arsenal. Ibrahim Sulley është i datëlindjes 6 korrik 2001 dhe luan në fazën ofensive. Ndërsa Isaac Gyamfi është i datëlindjes 9 shtator 2000 dhe është tipik "10"-sh.

Të dy lojtarët priten të bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar, ndërsa deri tani transferimi i tyre në Shqipëri kishte ngecur për shkak të një ngërçi procedurial. Burime të besueshme pranë newsport.al tregojnë se gjithçka është zgjidhur.

Më poshtë mund të shihni videon e lojtarit Sulley, i cili është befasues me veprimet e tij. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga