Vllaznia-Teuta 0-0
Stadiumi "Loro Boriçi) Java e 13-të e Kategorisë Superiore.
NDESHJA/ Është mbyllur në barazim 0-0 sfida e luajtur në Shkodër mes Vllaznisë dhe Teutës. Një ndeshja me pak raste për shënim nga të dyja skuadrat që edhe pse u përpoqën për të gjetur rrugën e rrjetës nuk arritën të shënonin. Një pikë që nuk i vlen asnjë skuadre, pasi Teuta merre barazimin e 5 resht në kampionat dhe ka harruar shijen e fitore. Nga ana tjetër, Vllaznia merr barazimin e dytë rresht në kampionat pas sfidës me Tiranën. Më këtë pikë të marrë, Teuta barazon Tiranën me 19 pikë në renditje, ndërsa Vllaznia shkon në kuotën e 17 pikëve.
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: Safet Osja.
TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kouros, Gashi, Avdyli, Kallaku, Vecaj, Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi.
GJYQTARË: Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj, Kreshnik Cjapi.
Komenti minutë pas minute
90+4' Mbyllet ndeshja në barazim pa gola.
90' Mundësia e artë për Vllazninën. Braziliani Sinho i vetëm përballë Frashërit godet keq.
77' Kallaku pengohet brenda zonë, arbitr vijon lojën. Një moment i dyshimt.
74' Vllaznia pranë golit. Shtubina gjuan bukur, por topi kalon afër me shtyllën.
69' Mundësi e mirë për Teutë, Kalaja godet nga jashtë zone, por topi është shumë larg portës.
58' Gilman Lika provon nga goditja e dënimit, por topi përfundon mbi kuadratin e Frashërit.
53' Faull në favor të Teutës, Kallaku godet, por pret Sherri.
46' Starton pjesa e dytë Vllaznia-Teuta.
58' Mbyllet pjesa e parë në "Loro Boriçi", pas 13 minutasht shtesë me pak raste për shënim nga të dyja ekipet. Teuta ishte më kërkuese, por pa arritur të gjejë golin.
57' Moment tensioni mes Sinho dhe Kallakut, arbitri i ndëshkon me kartona të verdhë.
51' Teuta pranë golit, Nikac godet bukur, por topi nuk gjen kuadratin.
47' Florent Avdyli godet fortë nga jashtë zone, pret Sherri.
43' Vecaj provon me një gjuajte nga jashtë zone. topi kalon ngjitur me shtyllën. Ndërkohë që akordohen 13 minuta shtesë për shkak të ndërprejes së dritave.
37' Maranhao pengohet brenda zonës dhe pretendon për penallti. Arbitri Ferataj e konsideron çdo gjë të rregullt.
36' Rinis për herë të dytë ndeshja pas ikjes së dritave.
30' Ndeshja është ndërprerë sërish në Shkodër pasi kanë ikur sërish dritat duke krijuar një "Black Out" total. Tashmë po pritet të ndizen sërish dritat.
20' Ndeshja fillon pas 5 minutash pauze, ndriçimi rikthehet sërish.
15' Ndërpritet ndeshja në minutën e 15 pas problemit me ndriçimin. Nuk kanë munguar as koret "Rama Ik", në stadium.
12' Krymi lëshon sinjalin e parë të ndeshjes. Mefushori brenda zonës provon me një gjuajte, por pret Stivi Frashëri.

1' Starton sfida në Shkodër. I pranishëm në stadium është edhe mbrojtësi Albi Alla që do të ndjek nga afër këtë takim.