Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Një pikë e artë për Bylis dhe hap fals i Teutës, durrsakët ngecin në Ballsh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një pikë e artë për Bylis dhe hap fals i Teutës,

Bylis-Teuta 1-1

NDESHJA: Teuta bën një hap fals në transfertë ndaj Bylisit në Ballsh. Durrsakët nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 duke lënë kështu 2 pikë. Ndeshja nisi mirë për Teutën që kishin disa raste për shënim, por goli u shënua nga penalltia. Bregu nga 11-m nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetë, por Bylis reagoi shumë mirë duke barazuar ndeshjen me Antoni. Në fraksionin e dytë, rezultati nuk ndryshoi edhe pse Teuta provoi deri në fund teska u ndal edhe nga shtylla pas gjuajtjes së Zogajt. Me këtë barazim, Bylis shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e 8-të, ndërsa Teuta momentalisht në vendin e dytë me 41 pikë.

Kategoria Superiore/ Java e 23-të

Stadiumi "Adush Muça"/ Ora 13:00

Formacionet zyrtare:

Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Stojanovic, Hadroj, Janku, Mehmetllari, Beji, Ndreca, Ntephe, Nebihu, Lorran Trajner: Veljko Dovedan

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Aleksi, Krasniqi, E.Vila, Todorovski, Plaku, Kouros, L.Vila, Bregu Trajner: Edi Martini

Gjyqtar: Erjon Bastari

Komenti minutë pas minute:

90+5' Mbyllet ndeshja, 1-1, Teuta bën hap fals, ndërsa Bylis merr një pikë artë.

92' Tjetër shanc për Teutë, Zogaj gjuan, por topi ndalet në shtyll dhe më pas del jashtë.

86' Ferriera pengon Kojic, gjyqtari akordin faull për Bylisin, protesta të forta nga Teuta, trajneri Martini futet në fushë, gjyqtari e ndëshkon me karton të vedhë.

74' Çfarë rasti për Teutë, mbrojtja ballshiote largon topin në vijën fatale. Qirko bën një dalje të gabuar, godet Lorenco Vila, por Hadroi shpëton një gol të sigurt.

58' Teuta pranë golit, e pabesueshme ç'humbet Plaku.

46' Nis pjesa e dytë, Bylis bë një ndryshim, largohet Mehmetallari në fushë Ujka.

45+2' Mbyllet pjesa e parë në barazim 1-1. Një pjesë e parë e bukur dhe me dy gola të shënuar.

38' GOL! Barazohet ndeshja në Ballsh. Aleksi përplaset me gjyqtarin, përfiton Bylis me Mehmetllarin që pason për Antoni dhe ky i fundit gjuan saktë duke mposhtur portierin Frashëri.

29' GOL! Zhbllokohet ndeshja në Ballsh. Nebiu pengon brenda zonës Arapin, gjyqtari akordon penallti. Një penallti disi e dyshimtë që kthehet në gol nga Bregu që nuk gabon, ndërsa protestojnë te Bylisi.

20' Momente tensioni në Ballsh, Emiliano Vila përplaset me Antoni dhe Ndrecën, qëtësohet më pas situata mes dy ekipeve.

9' Tjetër mundësi për durrsakët, Kouros pason brenda zonës për Plakun, por largon mbrojtja ballshiote.

3' Shansi i mirë për Teutën, Qirko pret gjuajtjen e Plakut.

1' Nis ndeshja në Ballsh, topi i parë shkelmohet nga Teuta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga