Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Një gol dhe një karton i kuq, Laçi mposht Tiranën në "Selman Stermasi"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një gol dhe një karton i kuq, Laçi mposht Tiranën

Miqësore/ Tirana 0-1 Laçi

Është mbyllur me rezultatin minimal 0-1 sfida miqësore mes Tiranës dhe Laçit. Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por që prodhoi vetëm një gol si dhe një karton të kuq që u morë nga Torassa në pjesën e dytë.

Autori i golit të vetëm ishte Deliu pas një aksioni model të Laçit me mesfushorin që goditi saktë dhe tundi rrjetën. Tirana provoi të reagoi, por pa mundur të barazoi ndeshjen.

Stadiumi: Selman Stërmasi - 16:00

Arbitër: Juxhin Xhaja

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Cobbina, Torassa, Muci, Hoxhallari, Danso, Gyamfi Trajner: Emmanuel Egbo

Lacci: Sherri, Malota, Ignatovic, Selmani, Turkaj, Ramos, Deliu, Rapo, Prenga, Xhixha, Van Dake Trajner: Armando Cungu

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet ndeshja, Tirana humbet 0-1 ndaj Laçit.

80' Tirana me 10 lojtarë, Torasa merr dy kartona në pak minuta. Fillimisht për protesta e më pas për një faull taktik.

63' GOL! Aksion model i Laçit, Deliu gjuan saktë dhe mposht Likën.

48' "Panik" për Van Dake, sulmuesi i Laçit rrëzohet keq dhe niset drejt spitalit me ambulancë.

46' Nis pjesa e dytë Tirana-Laçi.

45' Mbyllet pjesa e parë në "Selman Stermasi" me pak raste për shënim nga të dyja ekipet.

37' Mundësi e mirë për Tiranën, Toli nuk e shfrytëzon siç duhet pasimin nga Batha dhe humbet mundësinë për të goditur portën.

31' Selmani provon me një gjuajte me kokë, por topi kalon sipër traut të portës.

2' Rast i mirë për kurbinasit, ndal Bekaj

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga