
Karlos Henrike de Moura Brito do të jetë sulmuesi brazilian që pritet të mbërrijë ditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se Partizani ka blerë kartonin e 24-vjeçarit dhe sot ai pritet të prezantohet në ambientet e klubit të kuq. Braziliani e ka luajtur në kategoritë inferiore në Brazil, mirëpo për drejtuesit e "demave" ai shihet si një lojtar cilësor ku pritet të mbajë peshën e sulmit. Tashmë 15 herë kampionët e Shqipërisë kanë dubluar edhe rolin e sulmuesit "pykë", të cilin kishin kohë që po e kërkonin. Karlos Henrike së bashku me Azubel, priten të formojnë dyshen e sulmit te kryeqytetasit për sezonin e ri.
Poll