Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Nga topi mes këmbëve të Carës te penalltia e ‘mallkuar’, Fernando zgjodhi lavdinë personale para Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga topi mes këmbëve të Carës te penalltia e

Egnatia kishte dje ndeshjen e jetës. Rrogozhinasit sfidonin Partizanin në ‘Air Albania’ për finalen e Superkupës së Shqipërisë. Në fund të 90 minutave rrogozhinasit dolën me shumë pengje nga fusha e lojës. Një sfidë e dominuar totalisht nga ta, por rastet e humbura dhe goli i ‘dhuruar’ nga Sherri bënë që të kuqtë të ngrinin lart trofeun.

Protagonisti absolut i ndeshjes ishte padyshim Fernando. Mesfushori i Egnatias ishte më i miri në fushën e lojës, por një episod bëri që të hedhë në ‘erë’ gjithë atë performancë fantastike. Braziliani mori vëmendjen kryesore në minutat 67’ deri në 72’, kur mesfushori nisi një aksion fantastik duke futur topin mes këmbëve të Carës e për të nisur aksionin nga ku u fitua 11-metërshi.

Penalltia është ngjarje më vete. Euforia kishte kapluar Fernandon i cili i mbushur me adrenalinë nga minutat e zjarrta që po dhuronte ndeshja, tentoi lavdinë personale duke goditur një penallti me stil ‘panenka’ duke rrezikuar jo vetëm turpërimin e tij para Qirkos, por edhe gjithë mundin e një skuadre si Egnatia që luftonte për Superkupën e parë në histori.

Megjithatë, penallti, sidomos në finale, kanë humbur lojtarë elitarë si Leo Messi, Mbappe, Biaggio e shumë e shumë të tjerë. Për Fernandon dhe Egnatias do të ketë sërish mundësi të sigurojnë lavdinë e tyre teksa janë në garë për titullin kampion të Superiores ku aktualisht kryesojnë kampionatin.

Aksioni dhe Penalltia e humbur e Fernandos→ VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga